E ftohura dhe gripi
Kam dëgjuar, se temperatura e lartë gjatë shtatzanisë është e rrezikshme. A është e vërtetë?
Shume studime të sotme, janë përqëndruar në ndikimin që mund të ketë në gratë shtatzana, veprimi i të nxehtit dhe rritja e temperaturës së trupit. Disa studime retrospektive, në fëmijët e lindur me anomali, kanë gjetur që nënat kanë patur temperature të lartë (mbi 39 Gradë C ), shpesh dhe për një kohë të gjatë (më shumë se 24 orë). Gjithashtu mendohet se rreziku i lindjes së fëmijëve me anomali është dy herë më i madh në gratë që bëjnë
temperatura të tilla në fillimet e shtatzanisë. Megjithatë në një studim të bërë në 50 000 gra shtatzana, nuk u identifikua ndonjë rritje e dukshme e anomalive. Megjithëse nuk ka të dhëna të sigurta, duhet që gratë shtatzana ta ulin temperaturën e lartë me kompresa apo medikamente si Paracetamoli
A e dëmton bebin kolla e vazhdueshme? Po teshtitja dhe shfryrja e hundëve?
Në se nuk jeni në rrezikun e lindjes parakohe, kolla, teshtitja apo shfryrja e hundëve nuk e dëmtojnë fëmijën tuaj. Një barrë e shëndetëshme e duron pa problem diçka një rritje të presionit me tendosje të muskulaturës së barkut. Mësohuni që gjatë teshtitjes të kontraktoni (shtrëngoni) dyshemenë e baçinit. Por ju mund të përdorni medikamente bimore qetësuese të kollës. Gjithashtu për të holluar sekrecionet e mushkërive mund të merrni Acetylcystein (ACC), dhe për të hapur hundët gjithashtu një spray me përqedrimm të ulët medikamenti. Dhe shumë e rëndësishme është të pini sa më shumë.
No Comments