Ndjekje Shtatzanie

Protokoll i ndjekjes së shtatzanisë

TREMUJORI I PARË

Nga konfirmimi i shtatzanisë deri në javën e 12

  • Ekografi për të konfirmuar shtatzaninë, dhomëzën gestacionale, praninë e embrionit, sakusit Yolk, praninë e RZE-ve, fluksimetri të arterieve uterine(Shiko: Ekografia 3D/4D)
  • Gjak komplet me morfologji
  • Analiza biokimike (provat e funksionit renal dhe hepatik nëse ka indikacion)
  • Grup gjaku, Rhezus (kërkim antitrupash në rast imunizimi)
  • Urinë komplet; urokulturë në rast se ka prani infeksioni
  • Rubeola IgG, IgM
  • Toksoplazma IgG, IgM
  • Citomegalovirusi (CMV) IgG, IgM
  • Sifiliz, Gonorrhe, Clamidia (ekzaminim direkt ose me serologji)
  • Hepatiti B antigeni, HIV antigeni
  • Citologji cervikale
  • TSH
  • Elektroforezë e hemoglobinës
  • Glicemia esëll
  • Analizë e sekrecioneve vaginale
  • Koriocentezë nëse ka indikacion

Java 11 – 13

  • Ekografi për matjen e RZF-ve, translucencës nukale (NT), gjatësisë së fetusit (CRL), këndin facial, fluksin e duktusit venoz
  • Depistimi serik amtar për anomali, Bitest

TREMUJORI I DYTE

Java 16 – 18

  • Ekografi transvaginale (matje e gjatësisë së kanalit cervikal)

Java 15 – 22

  • Depistim për anomali, Tripple test, tek ato paciente të cilat nuk kanë mundur të kryejnë Bitestin
  • Amniocenteza (në rastet kur ka indikacion­)

Java 18 – 22

  • Ekografi morfologjike

Java 28

  • Gjak komplet, morfologji
  • Antitrupat anti Rhezus
  • Testi i ngarkesës me 50 gr glukozë
  • Testi i sifilizit, HIV-it
  • Analiza e urinës
  • Matja e niveleve të kalciumit
  • Administrimi i imunoglobulinës anti D, në rast se është e nevojshme

TREMUJORI I TRETE

Java 33 – 36

  • Ekografi për rritjen dhe zhvillimin fetal
  • Ekzaminim për Clamidia, Gonorrhea
  • Depistimi për streptokok grupi B
  • Fillimi i kurseve prenatale

Java 36 – 39

  • Ekografi (vlerësim i rritjes e zhvillimit fetal, përcaktimi i pozicionit fetal, pozicionit dhe ekostrukturës placentare, qarkullimi i gjakut fetal)
  • Gjak komplet
  • Faktorë koagulimi
  • Prova të funksionit renal
  • Kërkimi i proteinurisë
  • Analizë urine për ngarkesë mikrobike
  • Matja rutinë e tensionit arterial
  • Non Stress Test

Java 41

  • Induktimi i lindjes

No Comments

Comments are closed.

Pershendetje! Si mund tju ndihmojme ?