Pyetje te pergjithshme rreth infeksioneve gjate shtatzanise
Jam edukatore kopështi dhe natyrisht kam kontakte të vazhdueshme me fëmijë të sëmurë. Për çfarë duhet veçanërisht të kem kujdes tani.
Në se nëpërmjet një analize gjaku (kontroll i antikorpeve), ju do të vërtetoni se nuk jeni të imunizuar ndaj sëmundjeve të fëmijërisë të rrezikshme për barrën si, lija e dhenve, rubeola, citomegalia kontakti me fëmijë parashkollorë, është për ju i rrezikshëm. Pasi mbrojtja është praktikisht e pamundur, ju duhet të evitoni qëndrimet në ambjente të tilla.
A ka sëmundje që mbarten nga kafshët shtëpiake dhe që janë të rrezikshme për gruan shtatzanë?
Macet me të dalurat jashte të tyre, mund të infektojnë njerëzit me toxoplazmozë, që në rastet e infektimit të gruas shtatzanë mund të shkaktojnë dëme të mëdha në fetus. Në se keni mace, atëhere duhet të kontrolloheni në se jeni e imunizuar. Në se jo, ju duhet të pastroni me shumë kujdes vendin ku macja del jashtë, vetëm me doreza, ose më mirë t’ia lini këtë ta bëjë një personi tjetër. Për këtë nuk ka vaksinë. Në kushtet e një higjene normale, për asnjë nga sëmundjet infektive që mbarten nga kafshët shtëpiake, nuk është e nevojshme që gruaja shtatzanë të tregoje një kujdes të vecantë.
A është i rrezikshëm herpes i buzëve nga temperatura, gjatë
shtatzanisë?
Jo, herpesi i buzëve në të kundërt nga herpesi genital nuk është i rrezikshëm për shtatzaninë. Por pas lindjes, virusi i herpesit mund t’i jepet fëmijës së porsalindur nëpërmjet lëngut të flluckave (me të teshtitura,kollitje ), ose nëpërmjet duarve pas ngacmimit të flluckave. Dhe meqenëse sistemi imun i fëmijës është akoma i papjekur, kjo përbën një rrezik. Prandaj ju këshillojmë të lani shpesh duart, dhe të përdorni një maskë mbrojtëse për hundën dhe gojën, sa herë që përkëdhelni apo i jepni gji fëmijës, derisa herpesi të jetë shëruar.
Rekomandim
Pomadat e buzëve me përmbajtje acicloviri, ju mund t’i përdorni edhe gjatë barrës, në se ju shfaqen flluckat e herpesit të buzës. Alternativë e lëndëve natyrore për mjekimin e tyre, është ekstrakti i barit të bletës (Melisse).
A duhet të mbrohen gratë shtatzana veçanërisht nga pickimi i mushkonjave?
Mushkonjat mund të transmetojnë meningoencefalitin i pranverës. Nga ky infeksion i mundshëm viral, mund të mbroheni nëpërmjet vaksinimit. Gratë e pavaksinuara, në rast pickimi nga mushkonjat në zona të rrezikuara nga ky infeksion, brenda tre ditëve, duhet të bëjnë imunoglobulinën për t’u imunizuar.
Këshillë
Në zona të rrezikuara nga ky infeksion është e këshillueshme bërja e vaksinës. Kjo vaksinë nuk mbron nga infeksionet nga spirochetat. Mushkonjat gjithashtu transmetojnë edhe bakterie të ngjashme me spirochetat. Mendohet se edhe këto infeksione mund të jenë të rrezikshme për barrën. Prandaj këshillohet që të përdorni veshje të tilla që ju mbrojnë nga pickimi i tyre ose të mos qëndroni në zona të tilla të rrezikuara. Kur dyshoni të jeni infektuar, duhet menjëherë të filloni mjekimin me Penicillinë ose Eritromycine (në rastet e reaksioneve nga Penicilline)
No Comments