Trajtimi kirugjikal i myomave
Myoma uteri eshte tumori me i shpeshte i organeve gjenitale femerore. Pas moshes 35 vjec haset ne 20% te grave. Etiopatogjeneza e ketyre tumoreve eshte ende e paqarte. Rritja e myomave varet shume nga niveli i estrogjenit. Rrjedhimisht keto tumore zhvillohen ne moshen riprodhuese. Jo cdo myom e zbuluar ekografikisht duhet te hiqet. Nje operacion duhet marre ne konsiderate nese ka nje korrelacion te qarte midis pranise se myomes dhe symptomave qe ka pacientja, ose nese kemi nje rritje te shpejte te myomes ne nje kohe te shkurter. Symptomat me te shpeshta te nje uterusi myomatoz jane:
Crregullime hemorragjike
Dysmenorrhoe
Infertilitet
Symtoma si rrjedhoje e ngjeshjes se organeve fqinje
Lokalizimi, numri dhe permasat e myomave jane te rendesishme ne lidhje me pranine, llojin dhe intensitetin e symptomave. Myomat e vogla ne pergjithesi nuk shkaktojne symptoma dhe zbulohen rastesisht gjate ekzaminimeve periodike ose gjate ndonje operacioni per arsye te tjera. Crregullimet hemorragjike ne formen e nje hypermenorrhoe ose te nje menometrorrhagjie shfaqen si rrjedhoje e nje mungese te kontraktiliteti te uterusit ose si rrjedhoje e nje rigjenerimi te pamjaftueshem te endometriumit mbi myom (nga kompromentimi i furnizimit me gjak per shkak te myomes). Shfaqja e dhimbjes mund te varioj prej nje dysmenorrhoe te lehte deri ne kolika.
Lidhja midis sterilitetit dhe pranise se myomave mund te shpjegohet nepermjet shume mekanizmave pathogjenetik. Transporti i spermes, pershkueshmeria e tubave, konzeptimi dhe nidatimi mund te ndikohen ndjeshem nga crregullimet anatomike dhe funksionale te endometriumit, myometriumit dhe strukturave tubare. Rreziku i aborteve te perseritur mund te reduktohet ndjeshem pas largimit te myomave.
Nderkohe qe me pare nje uterus myomatos ka qene indikacioni kryesor per hysterektomi, sot ka nje prirje gjithnje e me te madhe drejte kirurgjise konservative. Kjo eshte kushtezuar shume nga zhvillimi i madh i teknikave laparoskopike ne vitet e fundit. Nga ana tjeter gjithnje e me shume gra e shtyjne planifikimin familjar ne dekaden e trete te jetes keshtu qe duhet te konfrontohen gjithnje e me shume me problemin „myom” dhe njekohesisht ruajtjen e uterusit dhe te fertilitetit. Rezultatet e studimeve klinike me te fundit tregojne qe ne nje perqindje te madhe pacientesh myomektomia con ne nje reduktim deri zhdukje te symtomave.
Problemi nese nje myom duhet hequr nepermjet nje laparotomie apo nje laparoskopie mbetet ende i hapur. Nje rol te madh ne kete vendim ka pervoja e ekipit kirurgjikal si dhe pajisja e salles se operacionit dhe instrumentet qe jane ne dispozicion.
No Comments